NORKOS FIRE
Për banesën dhe shtëpinë
- Pa tela, pa kabllo
- Detektorët komunikojnë me njëri-tjetrin
- Kur njëri alarmon, alarmojnë të gjithë
- Mund ta montosh vetë
- EN 14604detektorë tymi
nga 29,40 € / detektor
Shiko sisteminDetektori e ndien tymin herët. Butoni i kuq i lejon kujtdo ta japë alarmin vetë. Shenja e ndriçuar e daljes mbetet e ndezur edhe kur bie rryma, dhe tregon rrugën deri jashtë. Kamerat, sensorët e ujit dhe aplikacioni shtohen aty ku ndërtesa i ka të nevojshme.
Nga një banesë te një ndërtesë e tërë — e njëjta qasje e menduar, në shkallën e duhur.
Të parët që regjistrohen marrin zbritje në nisje.
Për banesën dhe shtëpinë
nga 29,40 € / detektor
Shiko sisteminPër shtëpinë dhe biznesin
nga 59,40 € / detektor
Konfiguro mbrojtjenPër hotele, shkolla, zyra, objekte publike, industri dhe ndërtesa të mëdha
Çmimet janë orientuese dhe për detektor — jo çmimi i plotë i sistemit.
EN 54 është standardi evropian për alarmet e zjarrit në ndërtesa. Siguron që alarmi e ndien tymin shpejt, dëgjohet nga të gjithë dhe nuk fle kurrë në detyrë.
Sekondat kanë rëndësi. Detektorët e ndiejnë tymin dhe nxehtësinë para se flakët të përhapen.
Sistemi mbikëqyr veten gjatë gjithë kohës. Nëse një pjesë dështon, njoftohesh menjëherë.
Sirenat janë mjaft të fuqishme për të zgjuar gjithë ndërtesën — edhe në mes të natës.
EN 54 është standard i përbashkët evropian. Pajisjet testohen dhe certifikohen në mënyrë të pavarur.
Sipas Ligjit Nr. 08/L-261, ndërtesat si hotelet, spitalet, qendrat tregtare, objektet publike dhe banimi kolektiv duhet të kenë zbulim dhe alarm zjarri.
Lexo çfarë kërkon ligjiKur drita normale fiket, ndriçimi ynë emergjent dhe shenjat e daljes i udhëheqin njerëzit të sigurt jashtë. I planifikojmë bashkë me alarmin e zjarrit — që rruga e daljes të jetë pjesë e projektit, jo diçka e shtuar në fund.
Bie rryma
Drita mbetet
Ndriçimi emergjent ndizet vetë dhe të tregon rrugën deri te dalja — i projektuar sipas standardit EN 1838, me së paku 50 lux në shenjat e daljes.
Ndizen vetë kur bie rryma, me furnizim rezervë.
Të dukshme në tym e errësirë — së paku 50 lux, siç kërkon ligji.
E detyrueshme për ndërtesat mbi 22 m (Rregullorja 24/2012).
Ekspertizë dhe zgjidhje për ndërtesa të mëdha, shumëkatëshe e me shumë zona.
Burimi: Rregullorja Nr. 24/2012 (nenet 38, 68) — shenja të ndriçuara ≥50 lx dhe furnizim rezervë.
E projektojmë dhe e instalojmë edhe veçmas, bashkë me shenjat e daljes.
nga 39,40 € / armaturë
Zemra mund të ndalojë kujtdo, kudo — në hotel, në shkollë, në zyrë. Minutat e para vendosin. Një defibrilator në mur i jep ndërtesës tënde mundësinë të ndihmojë menjëherë, para se të arrijë ambulanca.
Kutia e gjelbër duket nga larg dhe tregon qartë ku është defibrilatori. Brenda, tre hapat janë shkruar në mur: thirr ndihmë, vendos elektrodat, ndiq udhëzimet. Pajisja të flet me zë, e lexon vetë ritmin e zemrës dhe jep goditje vetëm kur zemra ka nevojë — nuk duhet të jesh mjek. Elektrodat rezervë janë në të njëjtën kuti.
herë në vit zemra e dikujt ndalon jashtë spitalit në Kosovë — vlerësim
Rreth 3 në ditë. Si e llogarisim
Në Francë, ligji që nga viti 2020 e kërkon hap pas hapi defibrilatorin në ndërtesat që presin publik.
Burimet: ERC 2021 · ERC 2015 · Vdekjet në Kosovë 2019 · Regjistrimi 2024 · Ligji francez 2018-527
Numri i rasteve është vlerësim: 67 raste në 100 000 banorë në vit (vlera më e ulët evropiane) × 1 586 659 banorë.
E vendosim në kuti të dukshme, aty ku gjendet shpejt — dhe e mirëmbajmë që të jetë gjithmonë gati.
1 440–2 970 € / defibrilator
Jemi duke përgatitur nisjen tonë zyrtare. Regjistro interesin dhe do të jesh ndër të parët që njoftohen kur të jemi gati.
Po. Të parët që regjistrohen marrin zbritje kur nisim. Sa është dhe si e merr, ta tregojmë me email para nisjes.
Jo. Regjistrimi i interesit është falas dhe pa detyrim — thjesht tregon se dëshiron informacion mbi nisjen.
Për shumë ndërtesa, po. Sipas Ligjit Nr. 08/L-261, ndërtesat si hotelet, spitalet, qendrat tregtare, objektet publike dhe banimi kolektiv duhet të kenë zbulim dhe alarm zjarri. Për ndërtesat mbi 22 m, Rregullorja Nr. 24/2012 kërkon edhe ndriçim emergjent. Lexo çfarë kërkon ligji
EN 14604 vlen për detektorët e tymit në banesa — si te NORKOS FIRE. EN 54 vlen për sistemet e zbulimit dhe alarmit të zjarrit në ndërtesa — si te NORKOS PROFESSIONAL. Kur ligji kërkon zbulim dhe alarm zjarri për ndërtesën tënde, të rekomandojmë PROFESSIONAL.
Zakonisht jo. NORKOS FIRE është pa tela dhe çdo detektor thjesht fiksohet në vend. Te PROTECT dhe PROFESSIONAL përdorim pajisje pa tela ose me kabllo, sipas ndërtesës — dhe e sheh qartë në ofertë.
Po. Krijojmë zgjidhje për shtëpi private, biznese dhe industri — dhe për kontraktorë elektrikë që duan të bëhen partnerë.
Vetëm për të të dërguar informacion mbi nisjen. Nuk e shesim kurrë dhe mund të çregjistrohesh në çdo kohë. Si i mbrojmë të dhënat e tua
Lër email-in tënd. Ja çfarë merr: